Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Sporti Total” nga arena vendore e ndërkombëtare

“Sporti Total” në KTV si çdo javë tjetër nis në orën 22:15. Edhe këtë fundjavë, emisioni sportiv i Kohavisionit do të sjellë më të rejat nga aktivitetet e sporteve të vendit, por edhe ato nga arena ndërkombëtare.

Vëmendje më e madhe do të jetë te Superliga e Kosovës në futboll, që do ta zhvillojë javën e 16-të. Do të ketë mysafirë në studion e emisionit, të cilët në detaje do t’i analizojnë të pesë ndeshjet që do të zhvillohen në fundjavë. Kryendeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Kampionia në fuqi, Drita, do të luajë kundër Ballkanit që sivjet ka pasur formë të jashtëzakonshme dhe është lider i Superligës. Në rast të fitores, gjilanasit do të bënin një hap të madh drejt kreut të klasifikimit që tashmë një periudhë të gjatë është “pushtuar” nga Ballkani.

Në këtë fundjavë nuk do të mungojnë as raportet e veçanta dhe shumë interesante për sportistët që janë në vendin tonë, por edhe për ata që bëjnë karrierë jashtë vendit. Blloku i lajmeve me shqiptarët që luajnë nëpër ligat e futbollit evropian do të ketë minuta të ndara, e që pasqyron formën nëpër të cilën po kalojnë ata. “Sporti Total” natyrisht pasurohet edhe me kronikat e ballafaqimeve më interesante të Top-5 ligave evropiane të futbollit.

Artikuj të ngjashëm