“Sporti Total” sjell te shikuesit zhvillimet e fundit sportive në vend dhe në arenën ndërkombëtare.
Me futjen e garave të futbollit të Superligës, në fazën më të nxehtë, kur përballen skuadrat e kreut në lojë për të përcaktuar kampionin, “Sporti Total” pasqyron shpejt e drejt gjithçka që ndodh nga stadiumet e futbollit.
Në kuadër të bisedës diskutohet me futbollistë, trajnerë e zyrtarë klubesh, ndërsa analizat e ndeshjeve bëhen nga analistë e njohës kredibil të futbollit në vend.
“Sporti Total” transmetohet çdo të diel nga ora 22:15 në Kohavision.