Klauzola e talentit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, do të jetë 75 milionë euro, shkruan e përditshmja gjermane “Sport Bild”.
Kjo shumë e parave dhe klauzola e sulmuesit norvegjez nuk do të mund të përdoret në afatin kalimtar të verës, por nëse Haalandi do të largohet nga “Westfalenstadion”, do të mund të ndodhte vetëm në vitin e ardhshëm, transmeton KTV.
Manchester Unitedi ishte shumë afër sigurimit të shërbimeve të Haalandit në fillim të këtij muaji, megjithatë, 19-vjeçari vendosi që t’u bashkohej “verdhezinjve”.
Forma e Haalandit në edicionin 2019/20 me Salzburgun dhe Dortmundin ka qenë mahnitëse.
Në 24 paraqitje sa i ka pasur deri tani në të gjitha garat, ka realizuar plot 33 gola dhe 7 asistime, ndërsa me Dortmundin në dy duelet e para ka shënuar 5 herë.