Krerët e Borussia Dortmundit po mundohen ta bindin sulmuesin Erling Haaland për të firmosur kontratë të re, që do ta mbante atë në ekip deri në verën e vitit 2025.
Kontrata aktuale e Halaandit me Dortmundin skadon në vitin 2024, por te klubi gjerman duan që norvegjezi ta firmos kontratën e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kontratën aktuale, Halaand ka të përfshirë klauzolën e lirimit në vlerë prej 75 milionë eurosh, e cila në kontratën e re do të dyfishohej. E po ashtu, në kontratën e re, Halaand ka edhe dyfishim të pagës prej tetë në 16 milionë euro.
Halaand iu bashkua Dortmundit në fillim të vitit të shkuar nga Salzburgu dhe është ndër sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në dhjetë paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.