Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klauzola për lirim e Haalandit nuk hynë në fuqi deri në vitin 2022

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland në kontratën e tij me Borussia Dortmundi ka një klauzolë për lirim në vlerë 75 mililionë euro, por ajo nuk hynë në fuqi para vitit 2022, shkruan “Evening Standard”.

Manchester Unitedi e Real Madridi janë duke u interesuar për transferimin e supertalentit norvegjez. Haaland 19-vjeçar i është bashkuar Dortmundit në janar nga RB Salzburgu për 20 milionë euro. Ai ka shënuar dhjetë gola në nëntë ndeshje në Bundesligë dhe ka asistuar tre herë.