Reprezentuesi i Suedisë, Sebastian Eriksson, do t’i bashkohet skuadrës së Serie A të Italisë, Genoa.
Eriksson 31-vjeçar te Genoa do të kalojë nga IFK Goteborgu. Ai nuk është i panjohur në Serie A, pasi kishte luajtur për Cagliarin nga viti 2011 deri më 2015, ndonëse kishte munguar një vit të tërë shkaku i një lëndimi të gjurit, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediumeve suedeze, Eriksson në kontratën e tij me Goteborgun ka një klauzolë që e lejon të largohet për vetëm 50 mijë euro, shifër që Genoa raportohet se e ka paguar.