Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku mund të kthehet sërish në Suedi

Në pranverën e vitit të kaluar, Erion Sadiku u largua nga Varbergsi për t’iu bashkuar klubit të Serie A, Genoas.

Në Itali thuhet se ai nuk e ka mundësinë të luajë me ekipin e parë, ndërsa futbollisti tani synon rikthimin në elitën e futbollit suedez, ka shkruar “fotbolldirekt” të mërkurën.

“Nuk ishte ideja që unë të vija këtu e të luaja për ekipin e të rinjve”, ka thënë Sadiku për “Hallands Nyheter”.

Genoa u largua nga Serie A këtë vit, ndërsa Sadiku i cili e ka edhe një vit kontratë, ende nuk e di saktësisht të ardhmen e tij.

“E kam edhe një vit me skuadrën në kontratë, por të shohim se çfarë do të ndodh. Do të jetë me ekipin e parë të Genoas, huazim diku në Itali, apo prishje e kontratës për të gjetur një klub në Suedi apo Skandinavi. Nuk ua mbyll derën”, ka përfunduar Sadiku.

Mesfushori 20-vjeçar ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat për të rinjtë e Genoas dhe ka një gol të shënuar e një asistim.

Artikuj të ngjashëm