Portieri Salvatore Sirigu edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A.
Bëhet e ditur se Sirigu do të vazhdojë karrierën te Genoa, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje, ka raportuar “Calciomercato”.
Sirigu te Genoa do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me skuadrën e Torinos i ka skaduar në fund të muajit të shkuar, Sirigu te Genoa do të firmos kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër kurse zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Sirigu 34-vjeçar ishte portieri i dytë i Italisë në “Euro 2020” dhe e regjistroi një paraqitje në këtë turne.