Salvatore Sirigu është përforcimi më i ri i skuadrës nga Franca, Nice. Portieri italian është prezantuar tek ekipi francez, të cilit i është bashkuar si lojtar i lirë. Sigiru me Nicen ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
36-vjeçari ka qenë pa klub prej përfundimit të edicionit të shkuar, pasi i skadoi kontrata me Fiorentinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSirigu ka karrierë të pasur, pasi gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e Napolit, Genoas, Torinos, Paris Saint-Germainit, Sevillas e Palermos.
Te Nice, Sigiru ka zëvendësuar danezin Kasper Schmeichel, i cili është transferuar tek Anderlechti. Ai ka edhe 28 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.