Portieri Salvatore Sirigu është transferuar te skuadra e Napolit si futbollist i lirë, ka njoftuar klubi napolitan të enjten.
35-vjeçarit i skadoi kontrata me Genoan në muajin e kaluar, ndërsa Napoli e transferoi atë pas largimit të David Ospinas.
“Sky Sports” ka raportuar se ai do të përfitojë 700 mijë euro në sezon, plus bonuse të tjera.
Italiani më parë karrierë ka bërë edhe te Torino, Paris Saint Germaini, Osasuna, Sevilla, Palerm, Ancona, Cremonese e Venezia.