Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gollini do t'i bashkohet Napolit

Portieri Pierluigi Gollini do t’i bashkohet skuadrës së Napolit gjatë këtij afati kalimtar, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”. Bëhet e ditur se Napoli ka arritur marrëveshje për Gollinin, i cili këtë javë do të zyrtarizohet pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore.

Gollini do të huazohet te Napoli nga Atalanta deri në fund të sezonit, me opsionin e blerjes së kartonit të tij.

Te Napoli, Gollini do të jetë rezervist i portierit të parë, Alex Meret. Gollini para fillimit të këtij sezoni u huazua te Fiorentina, por ka vendosur të largohet për shkak të minutazhës së vogël, ku ka regjistruar vetëm 9 paraqitje në të gjitha garat.

27-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2024, ndërsa Napoli mund ta blejë atë për pesë milionë euro në verë.