Fiorentina e ka transferuar portierin italian, Pierluigi Gollini, nga skuadra e Atalantas.
Marrëveshja e transferimit është huazim me opsionin e blerjes përfundimtare.
27-vjeçari Gollini në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Tottenhami.
U paraqit në tri ndeshje të “Carabao Cup”, ndërsa dy vjet të tjerë i kaloi tek Aston Villa, nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Më pas, ai u transferua në Bergamo si i huazuar. Bëri 89 paraqitje në Serie A.
Gollini e ka edhe një paraqitje me Italinë në vitin 2019.
Artikuj të ngjashëm