Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Camavingan

Edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit defensiv, Eduardo Camavinga që këtë edicion po shkëlqen me fanellën e Rennesit.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga gazeta spanjolle “Marca”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se Reali është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e Camavingas, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të Evropës.

17-vjeçari, te Reali shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm. Camavinga në janar të këtij viti është promovuar në ekipin e parë të Rennesit dhe këtë edicion ka një gol e një asistim në 21 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2022.