Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monchengladbachu fiton derbin ndaj Bayernit

Derbi i javës 14 në Bundesligë ndërmjet Monchengladbachut dhe Bayern Munichut i ka takuar ekipit vendas.

Gladbachu shënoi fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishin bavarezët ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 49 përmes Ivan Perishiqit, i cili realizoi pas asistimit nga Muller.

Por, në vazhdim vendasit arritën të përmbysin rezultatin.

Ishte Bensebaini ai që shënoi të dy golat për vendasit, të parin në minutën e 60 dhe të dytin në minutën e 90+2 nga penaltia.

Martinez i Bayernit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+1.

Me këtë fitore Gladbachu në krye të tabelës tani ka 21 pikë, kurse Bayerni në të gjashtin ka 24 pikë.