Bayern Munichu ka shënuar një fitore të thellë në udhëtim te Monchengladbachu për të barazuar pikët me liderin, Dortmundin.
Bavarezët ishin të papërmbajtshëm në takimin e sotëm duke shënuar fitore prej 1 me 5, transmeton Koha.net.
Martinez e Muller shënuan dy gola në pjesën e parë për Bayernin.
Vendasit ngushtuan rezultatin në 1 me 2 përmes Stindl, i cili shënoi në minutën e 37.
Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe tri herë. Sulmuesi polak Lewandowski shënoi dy herë, kurse një gol e shënoi Gnabri.
Në vendin e dytë Bayerni ka 54 pikë, po aq sa ka edhe Dortmundi si lider. Kurse Gladbachu në vendin e katërt ka 43 pikë.