Klubi i futbollit “Ramiz Sadiku”, ka ftuar dy ekipe të grup-moshave të reja nga Shqipëria, për të luajtur ndeshje miqësore si shenjë solidarizimi për shtetin që ditë më parë u prek nga tërmeti fatal.
Akademia e Tiranës dhe e ajo e Dinamos, erdhën në Prishtinë, ku për disa orë harruan situatën e vështirë duke luajtur futboll me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç këtij organizimi, klubi nga kryeqyteti e ndihmoi Shqipërinë edhe me mjete financiare.
Ndeshjet u zhvilluan në kategorinë e pionierëve, fatosave dhe para-fatosave, gjenerata U-11, e rezultati ishte në plan të dytë.
Njëri nga trajnerët e klubit “Ramiz Sadiku”, Granit Dervisholli, tregoi qëllimin e këtyre ndeshjeve miqësore, raporton “Sporti në KTV”.
Nga ana tjetër, trajnerët nga Shqipëria e vlerësuan lart ftesën nga “verdhezinjtë”, duke potencuar se për futbollistët e tyre ishte e domosdoshme largimi njëditor nga ajo situatë e vështirë.
Futbollistët e vegjël të Tiranës e Dinamos, u shprehen shumë të lumtur për vizitën e tyre në Kosovë pikërisht në këtë kohë.
Ndërsa futbollistët e gjeneratës U-11 të “Ramiz Sadikut”, u gëzuan për vizitën e shokëve nga Tirana dhe Dinamo.
Në mbrëmje i erdhi fundi një dite të gjatë me shumë ndeshje futbolli në fushat ndihmëse të “Ramiz Sadikut”.