Federata Shqiptare e Futbollit të hënën publikoi njoftimin për një letër falënderimi që ka pranuar nga “një grup studentësh me aftësi të kufizuara nga Kosova ‘Handicap Students of Kosovo’, pas ndeshjes Shqipëri – Serbi”.
Së fundi FSHF-ja dhe presidenti i saj, Armand Duka, janë kritikuar ashpër nga tifozët e shumtë shqiptarë për organizmiin e Evropianit U21 të vitit 2027 bashkë me Serbinë dhe për mënyrën se si kanë ndarë biletat për ndeshjen e së shtunës mbrëma me Serbinë.
“Këta studentë ishin pjesë e një grupi të gjerë përfaqësuesish nga Shoqata e të Verbërve, Shoqata e Invalidëve, si dhe individë me aftësi të kufizuara nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilëve FSHF-ja u ofroi mundësinë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi. Në letrën e tyre, studentët nga Kosova shprehin mirënjohjen ndaj Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe të gjithë stafit organizativ, për mikpritjen, përkujdesjen dhe trajtimin dinjitoz që iu është ofruar gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Tiranë”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
FSHF-ja ka publikuar po ashtu përmbajen e plotë të letrës së këtij grupimi studentësh.
-
Duka për “përjashtimin e tifozëve nga Kosova”: Gënjeshtër e madhe, maskarallëk
-
Duka flet për ndeshjen me Serbinë dhe Evropianin me Serbinë
-
FSHF-ja e Duka urojnë ditën e pavarësisë së Kosovës
-
“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes
-
Presidenti i FSHF-së beson në fitore ndaj Serbisë