Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada e SHBA-së rithekson thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës

SHBA - Kosova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës. 

Në një postim me rastin e trevjetorit të sulmit në Banjskë, Ambasada ka theksuar se bashkohet me Kosovën për të nderuar rreshterin e vrarë gjatë sulmit, Afrim Bunjaku.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës.


Ambasadori gjerman bën homazhe para varrit të Afrim Bunjakut: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka bërë sot homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, derisa ka bërë thirrje që drejtësia të vihet në vend pa vonesa.

Në një postim në Facebook të Ambasadës së Gjermanisë, thuhet tutje se udhëheqësi i vetdeklaruar i sulmit, ende nuk është mbajtur përgjegjës.

Edhe Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: S’ka normalizim pa llogaridhënie Arbëri Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: S’ka normalizim pa llogaridhënie

Milan Radoiçiq e pati marr përgjegjësinë për sulmin në  Banjskë.

“Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme”.

Lexo përditësimet tjera
Sulmi në Banjskë

Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë

Sot janë bërë tre vjet që prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, në të...