Pas Real Madridit edhe Liverpooli është futur në garë për shërbimet e sulmuesit francez Kylian Mbappe, i cili është pjesë e ekipit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet franceze. Mbappe po shkëlqen edhe këtë edicion te PSG-ja dhe ekipi francez tashmë i ka ofruar kontratën e re, në të cilën ka përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej 300 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 20-vjeçar, aktualisht ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij, momentalisht vlerësohet 200 milionë euro.
Këtë edicion, Mbappe ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në 11 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e PSG-s prej vitit 2017 kur u transferua nga Monaco. Mbappe ka edhe 33 ndeshje e 13 gola të shënuara me Francën.