Eredivisie e Holandës dhe Jupiler Pro League e Belgjikës mund t’i bashkojnë forcat stinorin e ardhshëm për të formuar një “superligë” futbolli me 18 skuadra që do të mund të sfidonte pesë ligat më të mëdha të futbollit evropian, përcjell “Le Monde” të mërkurën.
Planet për të shkrirë dy ligat elitare të shteteve fqinje janë diskutuar edhe në të kaluarën, por tash një format i ri është propozuar për vitin 2020 apo 2021, ndërsa klubet e dy ligave po shikojnë të rrisin vlerën e tyre dhe të joshin lojtarë të kalibrit më të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë ligat më të mëdha në futboll janë Premier League e Anglisë, La Liga e Spanjës, Bundesliga e Gjermanisë, Serie A e Italisë dhe Ligue 1 e Francës, transmeton “Koha Ditore”. Presidenti i Club Brugget, Bart Verhaeghe ka folur për planin ambicioz të dy shteteve fqinje.
“Ne po krijojmë një garë së bashku me Holandën për të zvogëluar dallimin me pesë top shtetet e Evropës. Një takim i ri është caktuar këtë javë. Kampionati do të kishte 18 skuadra, tetë nga të cilat do të jenë nga Belgjika”, ka thënë Verhaeghe.