Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet evropiane kërkojnë ndarje të drejtë të parave

Me reformat që do të bëhen në Ligën e Kampionëve, do të rriten edhe të ardhurat financiare.

Klubet evropiane të futbollit kanë kërkuar nga UEFA “ndryshime dramatike” në aspektin e ndarjes së parave.

Dallimi ndërmjet skuadrave të varfra e të pasura nuk duhet të jetë i madh, është thënë në takimin “online” të mbajtur të enjten me mbi 200 klube nga 37 liga profesionale të Evropës.

Është kërkuar që Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës të kenë më shumë të ardhura.

Nga edicioni 2024-25, Liga e Kampionëve nga 32 ekipe, do t’i ketë 36 dhe do të luhet në formatin me katër grupe me nga nëntë ekipe.

Edhe Fillon Liga e Kampionëve, spektakli i garantuar Futboll Fillon Liga e Kampionëve, spektakli i garantuar

Pritet që të ardhurat nga 3.6 miliardë euro në të gjitha garat evropiane të rriten në 5 miliardë euro në prag të nisjes së Ligës së Kampionëve në atë edicion. Por, ndarja e parave ende nuk është bërë.

Shumica e parave do t’u shkojnë klubeve elitë të Evropës, ndërsa 2 miliardë euro pritet t’u ndahen skuadrave të Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.