Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belgjika “shkel” San Marinon

Belgjika ka fituar thellë ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”ndaj San Marinos, 9 me 0.

Gjashtë golat e parë të ndeshjes erdhën në pjesën e parë. Romelu Lukaku realizoi dy herë, ndërsa nga një e shënuan Chadli, Alderweireld e Tielemans. Një autogol i Brollit kompletoi “setin” për belgët në pjesën e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë, Benteke, Verschaeren dhe Castagne realizuan për rezultatin final.

Në Grupin I kualifikues, Belgjika prin me 21 pikë pas shtatë xhirosh. Rusia ka 18. Qipro, Kazakistani, Skocia e San Marino kompletojnë grupin.

Image