Përfaqësuesja e Belgjikës ka shënuar fitore me rezultat minimal të dielën ndaj Kroacisë 1:0.
Golin e vetëm në këtë miqësore e shënoi sulmuesi Romelu Lukaku.
Sulmuesi i Interit, arriti të shënoi në minutën e 38-të për 1:0.
Te Belgjika të rrezikshëm u treguan edhe Carrasco dhe Dries Mertens tentuan por pa sukses.
Te Kroacia të rrezikshëm u treguan Ante Rebiq dhe Ivan Perishiq. Belgjika në “Euro 2020” luan në grup me Danimarkën, Finlandën dhe Rusinë.
Kroacia është në grup me Anglinë, Çekin dhe Skocinë.