Pablo Machin është trajner i ri i Espanyolit, pasi këtë e ka konfirmuar të martën ekipi nga La Liga.
Machin në postin e trajnerit te Espanyoli ka zëvendësuar të shkarkuarin David Gallego për shkak të rezultateve të dobëta, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka firmosur kontratë me Espanyolin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.
"Pablo Machin është trajneri i ri i ekipit tonë pas largimit të David Gallegos", ka njoftuar Espanyoli.
Machin më herët ka punuar si trajner te Sevilla, Girona e Numancia. Ai do ta ketë një sfidë të vështirë te Espanyoli, ekip që pas tetë xhirove në La Liga renditet në pozitën e parafundit në tabelë, me vetëm pesë pikë të tubuara.