Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Espanyoli ndahet me trajnerin e tretë këtë edicion

Espanyoli ka njoftuar të shtunën se ka shkarkuar trajnerin Abelardo Fernandez, që ishte i treti në këtë edicion te kjo skuadër. Espanyoli po lufton për të zgjatur qëndrimin 26-vjeçar në La Liga të Spanjës.

Fernandez ishte emëruar në dhjetor, pasi David Gallego dhe Pablo Machin u pushuan më herët. Por me gjithë startin e suksesshëm pas rifillimit të edicionit, humbja e së enjtes nga Real Betisi u dëshmua vendimtare.

“Espanyoli njofton se Abelardo Fernandez është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, ka njoftuar klubi nga Barcelona.

“Vendimi është marrë pas paraqitjeve të fundit të skuadrës dhe me synimin e qartë për të mbajtur klubin në elitë”.

Drejtori sportiv, Francisco Rufete do të drejtojë skuadrën deri në fund të edicionit. Në 13 ndeshje si trajner, Fernandez kishte tri fitore, pesë barazime dhe pesë humbje. Espanyoli është i fundit me 24 pikë.