Kosova ka rrëmbyer edhe një medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për junior në xhudo që është duke u zhvilluar në Vantaa të Finlandës.
Pas Flaka Loxhës, ishte Laura Fazliu që sot rrëmbeu medaljen e bronztë, me katër fitore e një humbje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë garë për të bronztën Fazliu ka mposhtur çeken Renata Zachova në kategorinë 63 kilogramë.
E këtij suksesi i është gëzuar trajneri Driton Kuka.
“Edhe një medalje nga Kampionati Evropina. Laura Fazliu medalistja e radhës në kategorinë 63 kilogramë. Laura e bronztë në Evropian shënoi katër fitore e pësoi një humbje. Tani Kosova ka medaljen e dytë nga Evropiani në Vantaa të Finlandës”, ka shkruar Kuka, që ka bërë të ditur se xhudisti Arbër Kullashi nuk ishte në formë të mirë në garat e sotme.
Derisa nesër garon Shpati Zeka në kategorinë 100 kilogramë.