Luftarake

Laura Fazliu fiton medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare

Laura Fazliu

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare në Gjermani.

Laura garoi në kategorinë deri 63 kilogramë. Deri në finale, Laura i shënoi tri fitore. Laura është prej xhudisteve më të mira në botë në 63 kg. Pët shkak të një shqetësimi në kraj ajo nuk doli në tatami për luftën finale.

“Në finalen me Narumi Taniokan nga Japonia, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi”, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës.

Kosova u përfaqësua me katër sportistë në Lojërat Botërore Universitare. Dy ishin në xhudo e dy në taekwondo.