Krerët e Cheleat janë të gatshëm t'i ofrojnë kontratë të re sulmuesit, Tammy Abraham, duke ia dyfishuar pagën, raporton "Telegraph" të hënën.
Sulmuesi, që shënoi dy golat e parë të tij në Premier League me Chelsean në fitoren 3:2 ndaj Norwich Cityt në fundjavë, me kontratë të re do të ketë pagë javore rreth 100 mijë funte (110 mijë euro).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e re do të ishte valide deri në verën e vitit 2024. Kontrata aktuale e Abrahamit është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.
Sulmuesi 21-vjeçar ka dy ndeshje me përfaqësuesen A të Anglisë.