Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça mposht Betisin në një ndeshje spektakolare, shkëlqen Griezmanni

Foto: Reuters

Pas humbjes në xhiron e parë nga Bilbao, Barcelona ka arritur të gjejë rrugën e fitores në një ndeshje spektakolare ndaj Betisit.

Shtatë gola u shënuan në përballjen e sotme, me Barçën që mori pikët e plota me fitoren prej 5 me 2, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi përmes Nabil Fekirit, që shënoi në minutën e 15.

Por, Barça u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar pesë gola në vazhdim.

Dy herë shënoi Griezmanni, derisa nga një gol shënuan Perez, Alba, e Vidal.

E golin e fundit në këtë takim e shënoi Loren i Betisit.