Barcelona ka mposhtur thellë Real Betisin në xhiron e 32-të të La Ligas spanjolle për të mos lejuar që Real Madridi ta ngushtojë diferencën në krye të tabelës.
Katalonasit në fund triumfuan 4:0.
Andreas Christensen hapi serinë e golave në minutën e 14-të, para se Robert Lewandowski e Raphinha të shënonin për 3:0 deri në fund të pjesës së parë. Nga minuta e 33-të, Betisi luajti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Edgar Gonzalesit. Golin e katërt në të mirë të Barçës e realizoi futbollisti i Betisit, Guido Rodriguez, që qëlloi gabimisht në portën e tij.
Barça prin në tabelë me 79 pikë, 11 më shumë se Reali që e ndjek. Deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.