Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Real Betisit. Më meritori për fitoren 4:2 ishte Ferran Torres që shënoi “hat-trick”. Deri në minutën e 90-të rezultati ishte 2:2. Joao Felix shënoi për 3:2, me asistim të Torresit.
Ndërkohë Torres realizoi për 4:2 në minutën e 92-të. Barça krijoi epërsi prej 2:0, por Real Betisi u kthye në lojë duke barazuar në 2:2. Pas golave të Torresit në minutën e 21-të dhe të 48-të, Isco shënoi në minutën e 56-të dhe të 59-të për 2:2. Por sërish fundi i takoi mysafirëve që fituan 4:2.
Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të La Ligas. Barcelona është e treta me 44 pikë. Betisi është i nënti me 31 pikë.
Artikuj të ngjashëm