Barcelona ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga të Spanjës.
Barça shënoi tjetër fitore të shtunën duke e mposhtur 5:3 Real Betisin në udhëtim, në kuadër të javës së 15-të.
Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres, shkëlqeu te gjiganti katalunjas duke realizuar “hat-trick”.
Fillimisht Betisi kaloi në epërsi me golin që e shënoi Antony në minutën e gjashtë.
Reagimi i Barçës ishte i shpejtë duke i barazua shifrat pesë minuta më pas me golin që e realizoi Torres. Dy minuta më pas, spanjolli Torres, realizoi edhe golin e epërsisë 2:1.
Sulmuesi i talentuar nga Suedia, Roony Bardghji, shënoi për 3:1 në minutën e 31-të. 25-vjeçari Torres e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 40-të duke e shënuar golin e katërt për skuadrën e Hansi Flickut.
Golin e pestë për klubin e madh spanjoll e realizoi Lamine Yamal nga penalltia në minutën e 59-të.
Dy golat e fundit për Betisin i realizuan Diego Llorente në minutën e 85-të dhe Cucho Hernandez në minutën e 90-të.
Barça është lidere me 40 pikë. Betisi ka 24 pikë në pozitën e pestë.