Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

VAR-i anulon golin e Muriqit

Teknologjia VAR ka ndikuar që sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, t’i anulohet goli që ai realizoi për Fenerbahçen ndaj Bashakshehirin në xhiron e dytë të Superligës turke.

Muriqi realizoi në minutën e 43-të, por goli i tij u anulua pasi ishte asistuar nga bashkëlojtari që kishte qenë në pozitë jashtë loje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas pjesës së parë, Fenerbahçe është duke pësuar 1 me 0.

Muriqi kishte debutuar me gol për Fenerin në Superligën turke duke realizuar supergol ndaj Gaziantepit në javën e shkuar.