Muriqi “shpërthen” në xhiron e parë me Fenerbahçen, supergol ndaj Gaziantepit

Muriqi “shpërthen” në xhiron e parë me Fenerbahçen, supergol ndaj Gaziantepit

19 August 2019 19:25

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka realizuar supergol për ekipin e tij të ri, Fenerbahçen në xhiron e parë të sezonit të ri në Superligën turke.

Ai shënoi ndaj Gaziantepit, në minutën e 17-të për të dyfishuar epërsinë e Fenerit.

Pas 23 minutash lojë, Fenerbahçe po udhëheq 3 me 0.

 


20:56 - Fenerbahçe fitoi në fund 5 me 0. Pos Muriqit, gol realizuan edhe Moses, Belozoglu, Dirar dhe Ozdogan. Krejt në fund, Muriqi u ndëshkua edhe me karton të verdhë

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme