Me 45 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi deklaratën “Jo në emrin tim”, bëri të qartë se janë kundër vendimit të Gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Nënkryetarja Besianë Musmurati tha se më shumë se kurrë duhet bashkëpunim për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.
“Kuvendi i Komunës së Prishtinës shpreh mospajtimin e thellë për vendimin e shkallës së parë në Dhomat e Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Sot nuk mjafton vetëm të shprehim keqardhje, është koha të ngrenë zërin. Të dalim në protesta të flasim dhe ta bëjmë të qartë se sakrifica e UÇK-së nuk mund të shkruhet sipas vullnetit të të tjerëve. Kuvendi i Prishtinës përcjellë mesazhin e qartë të qytetarëve të saj ‘Jo ne emrin tim’, tha Musmurati.
Fehmi Osmani nga Vetëvendosje ka kërkuar që në këtë deklaratë të përfshihen edhe emrat e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës. Për këtë u pajtuan të pranishmit.

Të premten, edhe Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar një deklaratë të tillë.
-
Deçani miraton deklaratë kundër verdiktit të Speciales
-
“Jo në emrin tim”, Deçani miraton deklaratën kundër Speciales
-
Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
“Jo në emrin tim” – protesta në foto
-
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri