TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Priştine Belediye Meclisi "Benim adıma değil" başlıklı kararı kabul etti.

FDF

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Me 45 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi rezolutën “Jo në emrin tim”, bëri të qartë se janë kundër vendimit të Gjykatës në Hagë ndaj  ish-krerëve të UÇK-së. 

Nënkryetarja Besianë Musmurati tha se më shumë se kurrë duhet bashkëpunim për mbrojtjen e luftës së UÇK-së. 

“Kuvendi i Komunës së Prishtinës shpreh mospajtimin e thellë për vendimin e shkallës së parë në Dhomat e Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Sot nuk mjafton vetëm të shprehim keqardhje, është koha të ngrenë zërin. Të dalim në protesta të flasim dhe ta bëjmë të qartë se sakrifica e UÇK-së nuk mund të shkruhet sipas vullnetit të të tjerëve. Kuvendi i Prishtinës përcjellë mesazhin e qartë të qytetarëve të saj ‘Jo ne emrin tim’, tha Musmurati. 

Fehmi Osmani nga Vetëvendosje ka kërkuar që në këtë deklaratë të përfshihen edhe emrat e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës. Për këtë u pajtuan të pranishmit.

Të premten, edhe Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar një rezolutë të tillë.