Sport

Arbnor Morina në bisedime me Ferizajn

Foto: Driton Paçarada / KD

Arbnor Morina mund të rikthehet në pozitën e trajnerit.

Ish-trajneri i Gjilanit, mund të marrë drejtimin e skuadrës së Ferizajt dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri prishtinas, transmeton KTV. 

Në një prononcim, Arbnor Morina e ka konfirmuar lajmin, duke bërë të ditur që negociatat kanë filluar, derisa ish-trajneri i Dritës e Gjilanit, ka thënë se të hënën do të takohet me drejtuesit e skuadrës.

Ferizaj aktualisht është pa trajner pas largimit të Bylbyl Sokolit.