Duke u bazuar në atë se çfarë është raportuar nga edicioni i sotëm i Corriere dello Sport, shefi i Bolonjës Sinsha Mihajlloviq mund të largohet nga roli i tij si trajner i Bolonjës, pasi u zbulua se po merret me një “sëmundje serioze”, transmeton Koha.net.
Raportet thonë se pas testeve të fundit, ish-lojtari i Lazios dhe Interit u informua nga mjekët se ai duhet të vazhdojë me “trajtim agresiv”. Është ende e paqartë se çfarë sëmundje ka ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMihajlloviq do të mbajë një konferencë shtypi ose do të lëshojë një deklaratë për media për ta sqaruar situatën, raporton Calciomercato.com.
Mihajlloviq e kishte shpëtuar Bolonjën në fund të sezonit, duke i nxjerrë në një vend të respektuar në tabelën e ligës, duke i larguar nga rënia dhe duke treguar shenja premtuese për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë duket sikur klubi duhet të sjellë një trajner të ri, të paktën përkohësisht.