Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq trajneri serb Sinisha Mihajloviq

Trajneri nga Serbia, Sinisha Mihajloviq ka vdekur të premten. Lajmin për vdekjen e Mihajloviqit, e ka konfirmuar familja e tij që jeton në Itali.

Ai ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare pas një lufte të gjatë më sëmundjen e leukemisë, të cilës nuk arriti t’i mbijetojë.

Mihajloviq u pat diagnostifikuar me këtë sëmundje në vitin 2019 dhe e pati mposhtur pas trajtimit të parë, përpara se në mars të këtij viti të njoftonte se i ishte kthyer dhe ishte i detyruar t’i nënshtrohet kimioterapisë.

Deri në shtator të këtij viti, Mihajloviq ishte trajner i Bolognas, ndërsa ka drejtuar skuadrat si Sporting, Torino, Milan, Sampdoria, Fiorentina e Catania.

Për një periudhë, ai ishte edhe selektor i Serbisë. Si lojtar, Mihajloviq ka bërë karrierë të gjatë në Serie A, ku ka luajtur te Roma, Sampdoria, Lazio e Interi.