Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago Motta, trajner i ri i Bolognas

Shefi ekzekutiv i Bolognas, Claudio Fenucci, ka konfirmuar të shtunën se Thiago Motta do të jetë trajner i ri i skuadrës së Bolognas.

Bologna ditë më parë e shkarkoi trajnerin serb, Sinisha Mihajlloviq, dhe shpejt ka zyrtarizuar trajnerin Motta.

Kandidat për ta udhëhequr Bolognan deri në fund të sezonit ishte edhe Claudio Ranieri.

40-vjeçari Motta së fundmi e udhëhoqi Spezian, të cilën e shpëtoi prej rënies nga Serie A në sezonin e kaluar.

Grumbulloi 36 pikë në 38 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm