Thiago Motta mund ta marrë drejtimin e Milanit. Te skuadra e Milanit e shohin Mottan si zëvendësues ideal të Stefano Piolit.
Motta është trajner i Bolognas, skuadër që është në garë për të siguruar një prej katër pozitave të para në Serie A.
41-vjeçarit i skadon në qershor kontrata me Bolognan. Motta në të kaluarën si lojtar ka luajtur për rivalin e Milanit, Interin.