Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italiano vazhdon kontratën me Bolognan

Vincenzo Italiano

Bologna ka konfirmuar se Vincenzo Italiano do të vazhdojë ta udhëheqë skuadrën deri në vitin 2027.

Lajmi u bë i ditur të enjten nga skuadra fituese e Kupës së Italisë për këtë edicion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i lumtur që do ta vazhdojë këtë rrugëtim. Kemi shumë gara ku do të marrim pjesë dhe objektivi jonë është të arrijmë sa më shumë suksese së bashku. Shihemi në korrik. Jam më i gatshëm se kurrë!”, ka deklaruar trajneri Italiano pas vazhdimit të kontratës.

Ish-trajneri i Fiorentinas u emërua trajner i Bolognas në verën e vitit të kaluar.

47-vjeçari e udhëhoqi Bolognan drejt triumfit të parë madhor në 51 vjet.

Po ashtu u kualifikua në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm.