Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna zyrtarizon trajnerin Motta

Thiago Motta është trajneri i ri i ekipit nga Serie A, Bologna. Motta është zyrtarizuar të hënën te Bologna, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024. Motta në këtë post ka zëvendësuar Sinisha Mihajloviqin e shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Motta në krye të Bolognas do të debutojë të shtunën në ndeshjen kampionale në shtëpi kundër Empolit. Në njoftimin e Bolognas thuhet se trajneri i ri do të prezantohet të martën në një konferencë për shtyp.

Për Mottan, 40-vjeçar, Bologna është ekipi i tretë italian që e drejton. Ai më herët ka qenë trajner edhe te Spezia e Genoa.