Sport

Trajneri i Bolonjës, Mihajlloviq është duke luftuar me një 'sëmundje serioze'

Duke u bazuar në atë se çfarë është raportuar nga edicioni i sotëm i Corriere dello Sport, shefi i Bolonjës Sinsha Mihajlloviq mund të largohet nga roli i tij si trajner i Bolonjës, pasi u zbulua se po merret me një “sëmundje serioze”, transmeton Koha.net.

Raportet thonë se pas testeve të fundit, ish-lojtari i Lazios dhe Interit u informua nga mjekët se ai duhet të vazhdojë me “trajtim agresiv”. Është ende e paqartë se çfarë sëmundje ka ai.

Mihajlloviq do të mbajë një konferencë shtypi ose do të lëshojë një deklaratë për media për ta sqaruar situatën, raporton Calciomercato.com.

Mihajlloviq e kishte shpëtuar Bolonjën në fund të sezonit, duke i nxjerrë në një vend të respektuar në tabelën e ligës, duke i larguar nga rënia dhe duke treguar shenja premtuese për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë duket sikur klubi duhet të sjellë një trajner të ri, të paktën përkohësisht.