Paul Pogba gjatë një deklarate ka treguar se mund të jetë i hapur për një largim të mundshëm nga Manchester United, duke i thënë reporterëve në Tokio se “mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re ndokund tjetër”.
Mesfushori kërkohet nga Real Madridi e ish klubi i tij, Juventus, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë kam qenë qe tre vite në Manchester dhe ja kam dalë shumë mirë, disa momente të mira e disa të këqija, ashtu si të gjithë. Ashtu si kudo tjetër”
“Pas këtij sezoni dhe çdo gjë që ndodhi gjatë këtij sezoni, e i cili ka qenë sezoni më i mirë i imi...mendoj se për mua mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re ndokund tjetër. Unë jam duke e menduar këtë, për të pasur një sfidë të re ndokund tjetër”.
Pogba, kaloi në Old Trafford nga Juventusi për një shumë rekorde në atë kohë, 105 milionë euro në gusht të 2016-ës.