Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba dëshiron të largohet nga Unitedi

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Ai është i vendosur të largohet nga “Ols Trafford” në fund të sezonit për t’u transferuar te Real Madridi apo të kthehet në Juventus, kanë raportuar mediumet angleze, transmeton KTV.

Por, Pogba ka marrë sugjerimin e bashkëlojtarëve që të qëndrojnë te Unitedi, pasi vlerësohet i rëndësishëm për ekipin.

26-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi.

Ai kësaj skuadre iu bashkua në gusht të vitit 2016 nga skuadra e Juventusit, derisa vlera e tij në treg aktualisht është 100 milionë euro.

Pogba është paraqitur vetëm në tetë ndeshje, derisa ka kontribuuar me dy asistime.

Artikuj të ngjashëm