Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ceballos konfirmon largimin nga Reali

Mesfushori Dani Ceballos ka konfirmuar se gjatë verës do të largohet nga Real Madridi, përcjellë "Marca" të mërkurën.

Ceballos thotë se ka vendosur të largohet pas bisedave me trajnerin Zinedine Zidane, i cili i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Zidane ishte shumë i qartë me mua dhe pas bisedës e kuptova se më duhet të largohem. Kam oferta, por ende nuk kam vendosur se ku do të luaj", ka thënë ai.

Ceballos në edicionin e shkuar nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme, ka regjistruar 34 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë.

22-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023, kurse para dy vjetësh u pati transferuar nga Real Betisi për 16.5 milionë euro.