Skuadra e Interit ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Lucas Vazquez.
Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja spanjolle "Marca".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLucas pritet të largohet nga Reali këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.
Tek Interi janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për 27-vjeçarin.
Ai në edicionin e fundit, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat për Realin.
Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2021. Lucas te Reali është transferuar para katër vjetësh nga skuadra e Espanyolit për pesë milionë euro.
Ai gjithashtu ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.