Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pas Lucasit

Skuadra e Interit ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Lucas Vazquez.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja spanjolle "Marca".

Lucas pritet të largohet nga Reali këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Tek Interi janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për 27-vjeçarin.

Ai në edicionin e fundit, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat për Realin.

Edhe Juventusi pas Lucasit Sport Juventusi pas Lucasit

Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2021. Lucas te Reali është transferuar para katër vjetësh nga skuadra e Espanyolit për pesë milionë euro.

Ai gjithashtu ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.