Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Bashkimi presin ta befasojnë Prishtinën

Edhe pse kanë tejkaluar pritjet për këtë edicion, te Bashkimi synojnë që ta befasojnë Z Mobile Prishtinën në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Synimi i klubit nga Prizreni ka qenë vetëm futja në plejof. Bashkimi është nënkampion në fuqi dhe ka prekur gjysmëfinalen pas eliminimit të Trepçës në çerekfinale 2:0 në seri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, Prishtina është kampione e pjesës së rregullt dhe ekipi i vetëm që këtë edicion nuk di për humbje pas 28 ndeshjeve të zhvilluara, raporton Koha.net.

Ndeshja e parë e kësaj serie mes Prishtinës e Bashkimit do të luhet sonte (19:00) në kryeqytet. Në të vërtetë, dy ndeshjet e para Prishtina do t'i luajë në shtëpi përpara se seria të zhvendoset në Prizren. Ekipi që shënon tri fitore, do të plasohet në finale.

"Siç kam thënë më herët, Prishtina është favorit absolut, pasi kanë patur një edicion fantastik, përfshirë këtu edhe garat në Evropë. Por, ne jemi në një ritëm të mirë, pasi kemi pesë fitore rresht dhe do të bëjmë të pamundurën për t'i befasuar në këtë seri", ka thënë trajneri i Bashkimit, Jeronimo Sharin. "Ne kemi tejkaluar pritjet që i kishim dhe tash nuk kemi çfarë të humbim. Në serinë gjysmëfinale mund të ndodhë gjithçka, ndonëse vetëm Prishtina mund të humbasë për faktin se të gjithë e kanë shpallur kampione pa përfunduar edicioni. Kjo bën që presioni të jetë tek ata".